Ky Program i Kujdesit Shëndetësor Ndërkombëtar®është organizuar nga punëdhënësi juaj. Ai është një program për mbrojtjen e shëndetit që ju ofron:
- Mundësinë për të marrë një opinion të dytë mjekësor nga një specialist;
- Mbulimin për shpenzimet mjekësore, të udhëtimit dhe të strehimit, si dhe përfitime të tjera kur merrni trajtime për sëmundje specifike të rënda në spitalet kryesore ndërkombëtare jashtë shtetit ku banoni/punoni;
- Rimbursimin e shpenzimeve mjekësore kur të ktheheni në atdhe.
Me identifikimin e diagnozës, programi nuk paguan një shumë të vetme “lump-sum”, por ofron mbulimin për koston e trajtimit, duke përfshirë organizimin e udhëtimit dhe të strehimit deri në nivelin e shumës së siguruar dhe limiteve individuale të përcaktuara në Planin e e Përfitimeve të Programit.
Shërbimet në këtë Program ofrohen në bashkëpunim me:
- Best Doctors: kompania përgjegjëse për dhënien e një opinioni të dytë, e njohur edhe si InterConsultation®;
- Further Underwriting International (Further): kompanitë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të kujdesit mjekësor dhe jo mjekësor në lidhje me organizimin e trajtimit jashtë shtetit.
Programi ofron:
Shërbimin e ofrimit të një opinioni të dytë mjekësor nga një specialist ekspert, i cili mund të kërkohet në çdo kohë dhe mbulimin e shpenzimeve të trajtimit jashtë shtetit ku banoni/punoni për gjendjet shëndetësore dhe procedurat mjekësore si më poshtë:
- Trajtimi i kancerit
- Kirurgjia e bajpasit për arterien koronare
- Zëvendësimi ose riparimi i valvulës së zemrës
- Neurokirurgjia
- Transplanti i organeve nga dhurues të gjallë
- Transplanti i palcës së kockës
Ky Program do të paguajë për:
- Kostot dhe shërbimet e shtrimit në spital
- Shpenzimet për udhëtimin dhe strehimin
- Kostot për riatdhesimin
- Kostot mjekësore
Shënim: Sa më sipër është objekt i kushteve të përgjithshme të Programit. Për detaje specifike se çfarë mbulon dhe çfarë nuk mbulon Programi, referojuni Udhëzuesit.