Rreth Further

Agjencia Further është një agjenci e specializuar ndërkombëtare e sigurimeve me një mision. Ne besojmë se çdo person me një sëmundje të rëndë duhet të arrijë të ketë trajtimin më të mirë nga spitalet dhe klinikat kryesore të specializuara në të gjithë botën.
Misioni ynë është t’u japim mundësinë njerëzve të trajtohen në duart e doktorëve dhe specialistëve më të mirë të mjekësisë kudo në botë – pa qenë e nevojshme të pyesin “A mund ta përballoj?”

Best Doctors

Best Doctors është kompania më e mirë në botë për konsultat mjekësore që i lidh individët që përballen me vendime të vështira për diagnozën ose trajtimin mjekësore me doktorët më të mirë, atëherë kur kanë më shumë nevojë, pavarësisht nga vendndodhja e tyre fizike. Best Doctors është zhvilluar si një organizatë globale që ofron mbështetje dhe ndihmë për njerëzit në të gjithë botën.
Best Doctors i lidh pacientët dhe doktorët e trajtimit të tyre me specialistët më të mirë nga e gjithë bota. Këta specialistë ofrojnë një rishikim të pavarur për gjendjen e pacientit dhe opsionet e trajtimit të tij. Rishikimet e detajuara të rasteve dhe shërbimi i tyre i posaçëm janë një burim i paçmuar qartësie, sigurie dhe besimi për pacientët, të afërmit e tyre dhe doktorët lokalë të trajtimit të tyre.

Best Doctors i lidh pacientët dhe doktorët me të cilët ata trajtohen, me specialistët më të mirë nga e gjithë bota. Këta specialistë ofrojnë njëvlerësim të pavarur për gjendjen e pacientit dhe opsionet e trajtimit të tij. Rishikimet e rasteve deri në detaje, si dhe shërbimi i dedikuar i këtyre specialistëve janë një burim i çmuar sigurie dhe besimi për pacientët, të afërmit e tyre dhe doktorët vendas që ndjekin trajtimin e këtyre pacientëve.

Procesi i përzgjedhjes në bazën e të dhënave të Best Doctors

Best Doctors kryen vazhdimisht një nga anketimet më të mëdha që merr për bazë vlerësimin e kolegëve të mjekëve të cilët anketohen, për të identifikuar mjekët te të cilët këta të fundit kanë më shumë besim . Ne fillojmë duke pyetur: “Nëse ju ose një i afërmi juaj do të kishit nevojë për një mjek në specialitetin tuaj, te cili do të drejtoheshit?”

Të gjithë mjekët të renditur si Doktorët më të mirë kanë marrë konsensusin dhe mbështetjen e kolegëve të tyre. Mjekët që marrin konsensusin nga kolegët, më pas kontrollohen dhe verifikohen për aktivitetin e tyre klinik, licencat dhe masat disiplinore.

Një mjek i përzgjedhur si Doktori më i mirë nuk qëndron përgjithmonë si i tillë në bazën e të dhënave. Procesi i vlerësimit nga kolegët kërkon që çdo mjek i renditur si Doktori më i miri të vlerësohet përsëri nga kolegët e tij në çdo anketë çdo dy vite.

Si rezultat, Best Doctors ka një bazë ekskluzive dhe globale të të dhënave për mjekët – pa ndikime tregtare dhe financiare – ku numërohen më shumë se 50 000 mjekë në mbi 450 specialitete dhe nënspecialitete në të gjithë botën.